Presidenti Bujar Nishani ndryshon pamjen, shfaqet pa mustaqe [FOTO]
Mustaqet kanë qenë një element tepër i fortë identifikues i pamjes së tij, por me sa duket 2015-n ka vendosur që ta presë me një imazh tjetër.
Bëhet fjalë për Presidentin e Republikës Bujar Nishani i cili ka vendosur që të heqë mustaqet dhe të shfaqet me një pamje tjetër gjatë urimit tradicional për Vitin e Ri.
Që kur nisi të angazhohet në politikë, mustaqet kanë qenë pjesë e pamjes së Nishanit.
Presidenti ka uruar edhe në facebook ku ka postuar edhe një foto të familjes së tij.
“Të dashur bashkatdhetarë e bashkëkombas. Ju urojmë familjarisht gëzuar dhe të gjitha mirësitë në këtë Vit të Ri. Paçi vetëm lajme të mira dhe mbarësi në familjet tuaja, fëmijët tuaj dhe tek të gjithë të dashurit që keni. Gëzuar!”, është urimi i kreut të shtetit.
Reagon Erjon Braçe: Rilind edhe Bujar Nishani! Prej sot në mbrëmje e keni pa mysteqe! Nuk është shaka. Imazh i ri krejt!!