Presidenti Nishani dekoron me titullin “Nderi i Kombit” Komunën Luftinjë
October 9, 2014
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani dekoroi sot Komunën e Luftinjës në Tepelenë, me titullin “Nderi i Kombit”.
Ky titull i jepet me motivacionin “Në vlerësim të veprës së lartë të vetëmohimit, sakrificës dhe shpirtit të lirisë të bijve të Zhapokikës, Luftinjës dhe Kamçishtit në kryengritjen e vitit 1948, një nga lëvizjet e para për një Shqipëri demokratike kundër instalimit të regjimit diktatorial komunistë”.
Në ceremoninë e organizuar me këtë rast ishin të pranishëm autoritetet lokale dhe banorë të kësaj zone.