Prezantohen në Gjirokastër skemat e mbështetjes me fonde për fermerët
AZHBR ka nisur takimet informuese me fermerët dhe agropërpunuesit për Programin e Mbështetjes të Skemës Kombëtare të Bujqësisë 2019, në 12 qarqe. Ndalesa e radhës ishte Gjirokastra, ku fermerët u i formuan lidhur me masat direkte dhe investimet që mbështesin sektorët e blegtorisë, dorëzimit të qumështit, peshkimit, zhvillimit të sektorit të ullirit, bletari, agroturizëm dhe bujtina.
Në këtë takim ishin të pranishëm, ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Bledi Çuçi, drejtoresha e AZHBR, Frida Krifca, deputeti Flamur Golemi, si dhe ekspertët nga Agjencia e Zhvillimit Bujqësor e Rural.
Ministri Çuçi gjatë fjalës së tij u bëri thirrje fermerëve të Gjirokastrës të aplikojnë për të përfituar mbështetje financiare. Sipas tij pas suksesit të skemave mbështetëse kombëtare 2018, për investime në agroturizëm dhe bujtina, fondet nga buxheti i shtetit ofrojnë edhe këtë vit mbështetje financiare në mbështetja e diversifikimit të aktiviteteve ekonomike në zonat rurale, për ngritjen ose rikonstruksionin e ambienteve për veprimtari të turizmit rural dhe Mbështetje për investime në agroturizëm.
Aplikimet do të bëhen online në 20 Agropika, 16 Agjenci Rajonale Ekstensionit Bujqësor dhe ADISA nga data 23 prill deri më 10 maj 2019. Krahas dokumenteve të identifikimit, fermerët duhet të ketë NIPT-in e fermerit Aktiv. Këtë vit skemat kombëtare mbështesin edhe “Zhvillimi i qëndrueshëm i sektorit të ullirit” me buxhet 125 mln lekë, dhe financon në mbjellje të reja në ullishte, instalimin e ujitjes me pika, makineri dhe pajisje për vjeljen e ullirit, si dhe për prodhimin e vajit të ullirit.
Fondi i skemave kombëtare nga Buxheti i Shtetit, i shtohet fondit të programit të Bashkimit Europian IPARD për zhvillimin e bujqësisë dhe rural, me vlerë financimi 50 milionë euro, vetëm për vitin 2019.