Probleme në Dropull, ndërpritet votimi për 30 minuta
June 25, 2017
Në zonën e Dropullit ka pasur disa problemeve të vogla mëngjesin e sotëm.
Mësohet se procesi zgjedhor është ndërprerë për rreth 30 miuta, për shkak se vula e kryetarit të KZAZ-së nuk ka pasur numër identifikimi.
Problemi është zgjidhur më pas dhe procesi i votimit aktualisht vijon normalisht.
Vetëm në Dropull raportohet se kanë mbërritur rreth 500 emigrantë, të sjellë kryesisht me autobusë nga PS e LSI.