Programi i Çomos, premton sektor dinamik të shërbimeve ndaj qytetarëve
Kandidati i PD-së për Bashkinë e Libohovës, Altin Çomo, ka prezantuar sot disa nga prioritetet e programit të tij për mandatin e tretë që kërkon të fitojë. Çomo gjithashtu ka ndarë me ndjekësit në Facebook, edhe disa prej arritjeve gjatë 8 viteve si kryebashkiak. Bie në sy që sërish premton furnizim me ujë të pijshëm, njësoj sic premtonte para 4 viteve. Tek arritjet përmend rrugë të ndriçuara, edhe pse ndriçim nuk ka në rrugët e Libohovës dhe ky është një problem i ngritur vazhdimisht te Libohova Online. Më tej premton aktivitete-kulturore dhe sportive, si dhe angazhohet që Libohova të jetë një “qender e fuqishme administrative, ekonomike”. Më poshtë shënimi i plotë i tij, si dhe fotot ku janë shënuar arritjetet dhe zotimet e tij.
“Po ndaj me ju permbledhtasi disa nga pikat kryesore te programit tim per mandatin e ri si kryetar i bashkise Libohove. Gjate ketij mandati te ri Libohova do të jete nje qender e fuqishme administrative, ekonomike qe siguron sherbime sociale, shendetsore, infrastrukture rrugore, furnizim me uje te pijshem, ambiente publike te pastra, gjelberim, ndricim, aktivitete-kulturore dhe sportive, si dhe nje sektor dinamik të sherbimeve ndaj qytetareve. Ne ditet ne vijim do te ndaj me ju sic e kam bere edhe drejtperdrejt kudo qe kam shkelur, pikat e detajuara te ketij programi”- shkruan Çomo.
Video me poshte tregon disa prej premtimeve qe Çomo bente ne fushaten e vitit 2011.