Programi zvicerian për infrastrukturën bashkiake, përfiton edhe Gjirokastra
Një grant prej 11.6 milion euro, kontribut i palës zvicerane, do të financojë “Programin e infrastrukturës bashkiake III/IV”, për disa bashki të vendit. Marrëveshja që parashikon përfitimin e këtij granti, e nënshkruar më 7 nëntor 2014 mes qeverisë shqiptare dhe asaj zvicerane, e depozituar për ratifikim në parlament, synon sigurimn e shërbimit të qëndrueshëm dhe financiarisht të përballueshëm të furnizimit me ujë të pijshëm, grumbullimin, largimin dhe trajtimin e ujërave të përdorura për rreth 400 mijë qytetarë, në qytetet Berat, Kuçovë, Gjirokastër, Kamëz, Lushnje, Delvinë, Librazhd, si dhe përmirësimi i treguesve të performancës për shoqëritë e ujësjellës-kanalizimeve të këtyre bashkive. Objektivat specifikë të programit janë rritja e mbulimit cilësor për furnizimin me ujë dhe shërbimet e kanalizimeve pranë bashkive; rehabilitimi dhe zgjerimi i furnizimit me ujë i infrastrukturës së kanalizimeve, në këto qytete, etj/Atsh