Prokuroria e Sarandës dërgon në gjykatë dosjen e Agron Canes
Prokuroria e Sarandës dërgon për gjykim kërkesën për Agron Canen, i akuzuar për veprën penale të “Ngacmimit Seksuale” dhe “Ushtrimit të ndikimit të paligjshëm”, ngjarja kjo e ndodhur në mesin e muajit Korrik të këtij viti.
Hetimi për këtë shtetas ka nisur pas kallëzimit të qytetares, E.G., e cila pretendonte se Cane e ka ngacmuar atë seksualisht. E. G. e ka kallëzuar Canen në prokurori sepse ky i fundit i kërkonte të kryente marrëdhënie seksuale më të dhe vajzën e saj të mitur.
Për këto shkelje, Prokuroria pretendon se i dyshuari ka konsumuar elementë të veprës penale të, “Ushtrimit dhe ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 245/1 të Kodit Penal.
Sipas prokurorisë Agron Cane mund të dënohet maksimalisht me 7 vite burgim.
Kërkesa e plotë e Prokurorisë Sarandë për Gjykimin e Agron Cane
I pandehur: Andon Cane, (Agron Cane) dtl 1952
Akuzohet :Ngacmimit Seksual’’parashikuar nga neni 108a/2 I k.penal dhe ushtrimit te ndikimit te paligjshem parashikuar nga neni 245/1 I k.penal ne keto rrethana:
Më datë 16.08. 2014 është paraqitur në Komisariatin e Policisë Sarandë shtetësja E.G, Ajo ka depozituar një kallzim me gojë para policisë gjyqësore, duke sjellë fakte dhe rrethana në ngarkim të shtetasit Agron (Andon) Cane, i cili kryente detyrën e përfaqësueit të deputetit të Sarandës, pikërisht në këtë qytet. Ajo ka pretenduar se ky shtetas në këmbim të një punë, kërkonte të kryente marëdhënie seksuale më këte dhe vajzën e saj të mitur, pra i dyshuari kishte konsumuar elemtë të veprës penale të “Ushtrimit të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 245/1 të Kodit Penal.
Ajo ka kallzuar se, për shkak të kushteve ekonomike të vështira ka vajtur të kërkojë punë tek zyra e shtetasit të quajtur Agron Cane, i cili njihet me këtë emer, por që në dokumentat zyrtare figuron me emrin Andon Cane. Këtë shtetas kallzuesja e ka kontaktuar pas muajit shtator të vitit 2013 dhe në vazhdim. Ajo i ka bërë prezent problemet e saj familjare, duke i kërkuar një punë të çfarëdoshme, mjaftonte të ushqente fëmijët jetimë. Kallzuesja pasi ka aplikuar prane zyrës së deputetit të Sarandës ka mundur të sistemohet në një vend pune si, punëtore dhe pastruese në objektet, pronë të shtetasit K.L, ku ka punuar pranë kësaj firme për rreth shtatë muaj. Para rreth një muaj kallzuesja për shkak të disa problemeve familjare që lidhen me shëndetin e saj dhe të një vajzë, por dhe të natyrës së vështirë të punës ka ndërprerë marrëdhniet e punës.
Kallzuesja ka pohuar se gjatë kohës që ka punuar pranë ambjenteve të firmës së shtetasit K.L, nuk ështe ndjerë mirë, për shkaqe shëndetësore, por dhe për faktin se puna që bënte ka qenë e rëndomtë, ndaj pothuajse çdo javë ka takuar shtetasin Agron Canaj, për ti kërkuar një punë më të mirë dhe më pagesë më të lartë. Ajo ka kërkuar të takohet edhe me deputetin e zonës, por i dyshuari i ka thënë se mos kërko të takosh deputetin se do të ndihmojë unë personalisht dhe në këmbim ka kërkuar marëdhënie intime. Kur shkonte kallzuesja të takonte shtetasin Agron Canaj për t’u punësuar, ai e ngacmonte seksualisht, duke tentuar ta prekte me duar, por që ajo shmangej.
Sjellje e tij ka vazhduar për një perjudhë rreth 6 (gjashtë) muaj. Para afro një muaj, në momentin që kallzuesja ka lëne punën tek firma e shtetasit K.L, së bashku me vajzën kanë shkuar dhe takuar shtetasin Agron Canaj tek zyra e tij. Ai ka pyetur vajzën për moshën, shkollën dhe si shkonte më mësimet. Vajza pas pak minutash nga kjo bisedë, ka dalë jashtë, ndërsa kallzuesja sërish i ka kërkuar Andon(Agron) Canaj ti gjente një punë më të përshtatshme.
Ai i ka premtuar se do ti gjente një punë të përshtatshme. Ai i ka thëne se ti paska një shans më të madh për të fituar një vend pune dhe për të marrë shtëpi nga shteti, gjë të cilat i kam unë në dorëi. Në këmbim të punës dhe shtëpisë që do t’i siguronte, kallzuesja duhet ti më përgatiste vajzën për ta bërë ai grua. Ajo është shokuar nga kërkesat e të dyshuarit dhe i ka thënë se si mund të ma kërkosh gjënë më të shtrejtë që kam. Ai i ka thënë se më mirë të kryejë marrëdhënie me mua se jam i pjekur se sa me një djalë të papërgjegjshëm. Ajo është larguar nga zyra dhe është takuar me vajzën e saj që e priste jashtë. Vajza e ka pyetur nënën se përse je mërzitur kaq shumë? Ajo i ka thënë se ka ankth për punën, pra nuk ia shpjeguar vajzëz biseden e bërë me të dyshuarin. Pas disa ditësh, nga biseda e fundit, kallzuesja është telefonuar ngashtetasi Agron Canaj në numrin e telefonit celularë 0697xxxxxx dhe në fillim e ka pyetur për shendetin e vajzës.Më pas I ka thënë hajde pak tek zyra ime të flasim më shtruar. Ajo ka vajtur tek zyra e shtetasit Agron Canaj dhe këtë rradhë kishte marrë me vehte edhe vajzën e vogël, 6 vjeçe. Ai I ka thënë se, përse nuk e ke marrë vajzën me vehte? Ajo i ka thënë se nuk ecën dot gjatë. Ai i ka thënë se vajza nuk ka nevojë për ilaçe, por ka nevojë vetëm për marëdhënie seksuale, sepse është e zhvilluar, ka hormone.
Para disa ditësh kallzuesja ka telefonuar shtetasin Andon (Agron) Canaj dhe e ka pyetur se kur do të vijë deputeti izones? Ai i ka thënë se ti nuk ke punë me deputetin dhe zgjidhjen e ke me mua.
Para pak ditësh shtetasi Andon (Agron) Canaj e ka telefonuar sërish kallzuesen dhe i ka thënë, më ke humbur nga sytë fare. Merre vajzën dhe hajde në zyrë në orën 13 e 30’, pasi ikin njerëzit të gjithë. Ajo i ka thëne se nuk vij dot në këtë ore se kam filluar një punë sezonale, por ai ka insistuar duke i thënë se duhet të vish sa më parë, se unë nuk duroj dot, se dua që vajzën tënde ta bëj grua dhe do jem i kujdesshëm me të. Pas këtij moment kallzuesja nuk ka vajtur më të takojë të dyshuarin, ndaj ka kontaktuar një gazetarë për të rregjistruar bisedën. Është takuar me gazetarin dhe ka biseduar për problemin që ka me të dyshuarin. Kështu ka biseduar me të dyshuarin më date 14.08.2014 dhe e ka rregjistruar bisedën. Po ashtu e ka takuar edhe në drekë dhe në darkë të datës 15.08.2014, ku e ka rregjistruar bisedën me shtetasin Andon (Agron) Canaj, por që më pas ia ka dhënë gazetarit.
Ajo ka sqaruar se në bisedën e rregjistruar më date 14.08.2014 del qartë se ai kërkonte të kryente marëdhënie seksuale me vajzën e saj, në këmbim të një pune për të. Ai I ka thënë se më ndihmo të kryejë mardhënie me vazjën, se vajzëz tënde do t’i pjelli kokoshi dhe ti do jesh mire me shtëpi dhe me të tëra. Ai më datë 14.08.2014, ka kërkuar edhe vajzën në takim, por që kallzuesja nuk ia ka dërguar.
Më date 15.08.2014, rreth ores 09 e 30’ I dyshuari ka telefonuar kallzuesen, duke I thënë hajde në zyrë urgjentisht, se më ke bërë hatanë, por ajo I ka thënë se nuk e di për cfarë flisni, se unë nuk ju kam bërë asgjë. Hajde se të dua të flasim nga afër, ka insistuar I dyshuari. Ajo nuk ka pranuar të shkojë në këtë takim, ndërsa ai ka insistuar edhe duke e telefonuar në numrin 0697xxxxx.
Pas këtij moment, kallëzuesja është paraqitur në Komisariatin e Policisë Sarandë ku ka depozituar një kallzim me gojë para oficerit të policisë gjyqësore.
I dyshuari fillimisht Andon Cane eshte marre ne pyetje ne policine gjyqesore dhe ka spjeguar se: njihem edhe me emrin Agron Cane, madje qytetarët më njohin me emrin Agron. Unë kam punuar si përfaqësues i zyrës së deputetit të Sarandës deri më date 15 korrik të vitit 2014 dhe pas kësaj date figuroj i pa punë. Detyra ime ishte të kontaktoja qytatarët, ti dëgjoja dhe ankesat e tyre ti përcillja tek deputeti. Unë për detyrën që kryeja si përfaqësues i zyrës së deputetit të zonës mërja pagën prej 49 000 (dyzet e nëntë mijë).
Lidhur me shtetasen E.G, ai ka sqaruar se e njihte prej janarit të vitit 2014, pasi ajo ishte paraqitur tek zyra ku ai punonte dhe ka paraqitur një kërkesë për t’u punësuar. Ai e ka dëgjuar dhe më pas ajo është sistemuar si punonjëse tek biznesi i shtetasit K.L. Ajo ka punuar pranë biznesit te lartpërmendurit deri para një muaji. Edhe gjatë kohës që shtetësja E.G ishte në marrëdhënie pune, shkonte dhe takonte të dyshuarin, duke kërkuar ndihmë për të gjetur punë më të lehtë, apo për të përfituar ilace për vehten e saj apo dhe për fëmijët. Herë pas here kjo shtetase është ndihmuar nga i dyshuari, sipas tij.
Personi nën hetim ka sqaruar se edhe pas datës 15 korrik, megjithëse ishte larguar nga puna, përsëri shkonte herë pas herë për të ndihmuar punonjësen tjeter të zyrës. Gjatë kësaj kohe shtetësja E.G e telefononte dhe kërkonte me insistim ta takonte. Ai nuk pranon të këtë kërkuar marrëdhënie seksuale me kallzuesen dhe vajzën e saj./A1Report