Pronari i Alpo Tv – presidentit të Luftëtarit: Paguaj borxhet se le nam!
Sot është bërë prezantimi i trajnerit të ri të Luftëtarit, Hasan Lika. Një foto ku ai shfaqet në krah të presidentit Grigor Tavo, është publikuar në Facebook edhe nga faqja e tifozëve të klubit gjirokastrt, ‘Luftëtari Ultras’.
Por ndërkohë tek reagimet poshtë kësaj foto, bie në sy komenti i Aristotel Petros, pronarit të Alpo Televizion, media e marrë me qira për rreth një vit nga Tavo.
‘Thuaj Goles të likujdojë borxhet, se la nam’, shkruan Petro.
Nuk dihet me saktësi se për çfarë borxhesh e ka fjalën pronari i Alpo Tv, i cili ishte në 25 qershor kandidat për deputet me partinë e Paskal Milos, por që edhe kësaj here nuk arriti të fitonte. Ndoshta është fjala për borxhe që Grigor Tavo ua ka futbollistëve ose atij vetë, Aristotel Petros.
Ky i fundit, pas marrjes sërish në dorëzim të televizionit, me përfundimin e zgjedhjeve dhe dështimin e LSI-së në Gjirokastër, ka ngritur pretendime se Tavo i ka para borxh. Por sidoqoftë kjo nuk dihet sa e vërtetë është.
Alpo Tv për më shumë se një vit ishte shndërruar në megafon të propagandës së LSI-së në Gjirokastër, duke synuar të ndikonte opinionin publik në funksion të objektivit që kjo parti kishte; të merrte dy mandate deputetësh në qark.
Por siç rodhën gjërat në 25 qershor, LSI mori vetëm një mandat deputeti dhe pas zgjedhjeve dorëzoi sërish televizionin te Aristotel Petro.
© ArgjiroLajm.net