Pronat, Kisha Ortodokse në “sherr” me Bashkinë Gjirokastër
Klerikët Ortodoksë në Gjirokastër, kanë protestar në lidhje me punimet që po kryen pushteti vendor në Gjirokastër në pronat e Kishës së Kreyëngjëjve në lagjen “Varosh”.
Sipas tyre Bashkia e Gjirokastrës jo vetëm që nuk ka marrë leje për ndërhyrjet rehabilituese që po kryen për krijimin e disa ambienteve sportive në Gjimnazin “Siri Shapllo”, por kërkon të bllokoje dhe hyrjen e besimtarëve për në objektin e kultit.
Prej disa muajsh ka nisur rikonstruksioni i shkollës së mesme që sipas klerikëve At Theodhori dhe At Dhionisi vetë objekti arsimor, është ndërtuar në territorin e kishës.
Në këtë sipërfaqe sipas tyre ku po ngrihet një kalçetoja, kanë qenë varrezat e vjetra të besimtarëve ortodoksë. Ndërkohë, këta të fundit, kanë nënshkruar edhe një peticion që do t’i dërgohet kryeministrit Edi Rama.
Me vendim nga gjyqësori, në vitin 1994 kishës në lagjen “Varrosh”, i është njohur pronësia e 10.980 metër2. Ndërkohë vetë kjo kishë dhe klerikët e saj, kanë kërkuar bashkëpunim me autoritetet vendore.
Nga ana e drejtuesve të Bashkisë Gjirokastër është pohuar se ky truall nuk ju është kthyer nga AKKP, megjithatë për këtë rast kryebashkiaku Flamur Bime ka deklaruar se do të prononcohet ditën e nesërme për A1 Report.