Gjirokastër, biznesmeni kapet në flagrancë duke bërë seks me prostitutën, do e paguante 100 mijë lekë
Një prostitutë dhe klienti i saj, janë arrestuar në flagrancë teksa kryenin marrëdhënie seksuale në një prej dhomave të një hoteli në qytetin e Gjirokastrës. Ngjarja ka ndodhur në orët e mbrëmjes së të enjtes teksa shtetasja me iniciale D.T. 31 vjeç, hyri në hotel, e ndjekur më pas nga klienti i saj që hyri nga dera e pasme e hotelit.
Specialistët e Seksionit të Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastër, po e mbanin në vëzhgim 31-vjeçaren dhe klientin e saj 48-vjeçar A.B., banor i Tepelenës.
Ky i fundit mësohet se është bisnesmen në fushën e ndërtimit në Tepelenë e Përmet dhe kishte parashikuar të kalonte darkën me prostitutën 31-vjeçare nga Gjirokastra kundrejt 10 mijë lekëve te reja. Ata kanë prangosur menjëherë biznesmenin e bashkë me të edhe prostitutën 31-vjecare. Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë së Gjirokastrës për veprime të mëtejshme.