Protesta, demokratët e Gjirokastrës ia mbathin për në Plug të Lushnjes (FOTO)
April 24, 2017
Simptazantë dhe përfaqësues të Partisë Demokratike nga Gjirokastra janë nisur sot drejt Lushnjes për të marrë pjesë në protestën e opozitës.
Ata i janë bashkuar protestuesve të tjerë nga Berati, Lushnja e Fieri, për të bllokuar rrugën tek rreth-rrotullimi i Plugut. Protestuesit brohorasin “Rama ik, Rama ik”.
Bllokim rrugës ka edhe 5 akse të tjera kombëtare.
Përshkallëzimi i protestës së opozitës, e cila kërkon qeveri teknike, vjen një ditë para se në Tiranë të mbërrijë negociatori ndërkombëtar për dialogun mes Ramës dhe Bashës.
/ArgjiroLajm.net/