PS hap fushatën në Fushëbardhë, premton rrugën Kardhiq-Sarandë (VIDEO)

Partia Socialiste ka çelur dje fushatën elektorale në fshatin Fushëbardhë.

Gjatë takimit me banorët, kryesuesi i listës së kandiatëve, Bledi Çuçi është zotuar se në mandatin e dytë PS do të ndërtojë rrugën Kardhiq-Sarandë, një investim që shkurton 60 km distancën me bregdetin.

Kujtojmë që aks rrugor nisi në kohën e qeverisë “Berisha” por punimet u lanë në mes për mungesë fondesh.

Çuçi foli më tej edhe për “Rilindjen Rurale”, një program investimesh për transformimin e fshatrave të Shqipërisë. Më poshtë video nga takimi i Fushëbardhës.