PS kërkon verifikimin e kandidatëve të PD-së. Në listë edhe Altin Çomo dhe Igli Kokalari
Ndërsa Prokuroria e Përgjithshme po verifikon të gjithë kandidatët për kryetarë Bashkish apo Këshilla bashkiakë nëse kanë rekorde kriminale, organit të akuzës i është drejtuar një kërkesë edhe nga Partia Socialiste. Socialistët kanë bërë publik disa emra kandidatësh të opozitës, që sipas tyre duhen verifikuar për rekorde kriminale. PS nuk i është drejtuar organit qëndror të akuzës si subjekt politik, por ka përdorur për këtë qëllim Kuvendin.
Ora News ka siguruar shkresën që i është dërguar Prokurorisë nga administrata e kuvendit me kërkesë të nënkryetarit të grupit parlamentar të PS, Taulant Balla. Mes kësaj liste krahas shumë kandidatëve të tjerë të PD-së është edhe Altin Çomo, kandidat për Libohovëb dhe Igli Kokalari kandidat për Gjirokastrën./Ora News