PS zyrtarizon kandidatët për bashkitë e Qarkut Gjirokastër. Konfirmohet Luiza Mandi në Libohovë
April 15, 2015
Sikundër Libohova Online njoftoi tre ditë më parë se Partia Socialiste kishte vendosur emrin e Luiza Mandit si kandidate për Bashkinë Libohovë, sot ministri i Ekonomisë Arben Ahmetaj dhe njëherazi deputet i Gjirokastrës, zyrtarizoi kandidaturën e saj.
Përvec Luiza Mandit, Ahmeti zyrtarizoi edhe kandidatët për bashkitë e tjera të qarkut.
Kështu për Tepelenën rikandidon Tërmet Peci, për Përmetin rikandidon Gilberto Jace, për Këlcyrën kandidon Klemend Ndoni dhe për Memaliajn kandidon Durim Roshi. Ndërsa Bashkia Gjirokastër i është lënë LSI-së, e cila kandidon Zamira Ramin. Luiza Mandi ka përballë Altin Comon, që kërkon mandatin e tretë në Bashkinë Libohovë.