“Pse duhet të jetë bashki Libohova dhe Levani s’mund të jetë?”
Çeshtje e ndarjes se re territoriale te Shqiperise ka qene tema e trajtuar sot ne emisionin “Opinion” ne Tv Klan. Rasti i Bashkise Libohove eshte permendur serish gjate debatit. Konkretisht deputeti i Partise Demokratike, Oerd Bylykbashi, teksa theksoi se kjo ndarje e Shqiperise eshte gabuar, solli ne vemendje Libohoven.
“Pse duhet te jete bashki Libohova dhe Levani s’mund te jete”, – pyeste ministrin Bledi Çuçi deputeti demokrat.
Me vone gjate diskutimit ai e ka sjelle serish ne vemendje Libohoven, si nje “komune me 10-11 mije banore”. Pak kohe me pare, edhe ish deputeti i PD-se Mark Marku, gjate nje debati televiziv mbajti te njejtin qendrim lidhur me Libohoven. Me ndarjen e re territoriale qe u miratua ne korrik, Libohova mbeti bashki ndersa mori nen administrim edhe Komunen Qender Libohove dhe Komunen Zagorie.