Pse i bojkotoi prefektja e Gjirokastrës aktivitetet e Nishanit?
March 27, 2015
Prefektja e Gjirokastrës, Zamira Rami bojkoton vizitën e Presidentit Nishani në Lunxhëri dhe Zagori.
Mësohet se Rami ka qenë e ftuar për të marrë pjesë në ceremoninë nderimit të poetit Andon Zako Çajupi (pas vdekjes) me titullin “Nderi i Kombit”, por ajo s’ka qenë prezente. Ceremonia u zhvillua në fshatin e tij të lindjes, në Sheper të Zagorisë.
Në këtë ngjarje shoqëronin presidentin disa personalitete nga vendi dhe Kosova. Zamira Rami do të jetë kandidatja e koalicionit PS-LSI për Bashkinë Gjirokastër.