Punishte ilegale për vajin e ullirit në Gjirokastër, kallëzohet 27-vjeçari
December 23, 2017
Në lagjen ‘Granicë’ të Gjirokastrës është zbuluar një punishte paligjshme për mbushjen e shisheve të vajit nën etiketën ‘Vaj ulliri Lukova’. Krimi ekonomik dhe financiar në Policinë e Gjirokastrës ka bërë kallëzim në Prokurori për shtetasin K.K, vjeç 27, banues në Gjirokastër.
Sipas policisë në magazinën në pronësi të 27-vjeçarit, u konstatua se ushtrohej veprimtari e palicencuar. Në cilësinë e provës materiale u konfiskuan 272 shishe me vaj ulliri dhe 8 depozita me një sasi vaji prej 3246 litra dhe u sekuestruan 2000 etiketa me mbishkrimin “Vaj Ulliri-Lukova”. Ambienti dhe mallrat u mbyllen dhe u vulosen, ndërsa çështja po hetohet nga Prokuroria e Gjirokastrës.