Qëlluan me thikë dy të rinj, arrestohet 18-vjeçari. Në kërkim dy të tjerë
July 11, 2016
Specialistët e Sektorit për Krimet e Rënda bënë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasit Lefter Dono, 18 vjeç, banues në Gjirokastër.
Gjithashtu u bë shpallja në kërkim e shtetasve:
M.N dhe O.A, pasi të tre këta shtetas në bashkëpunim me njeri-tjetrin, për motive të dobëta në një lokal në lagjen “Pllakë”, Gjirokastër kanë goditur me mjete prerëse (thikë) shtetasit K. K, 22 vjeç dhe G.B, 19 vjeç, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme për veprat penale “Vrasje me paramendim e mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim” dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve të ftohta”, parshikuar nga nenet 78-22, 25,279 të Kodit Penal.