Qeveria e parë e Ismail Qemalit më e arsimuar, se qeveritë aktuale në Kosovë e Shqipëri
Nesër është një ditë feste për Shqipërinë. Festohet 102- vjetori i krijimit të shtetit shqiptar. Pas ngritjes së flamurit në Vlorë, më 28 nëntor 1912, Ismail Qemali krijoi qeverinë e parë shqiptare. Mediat kosovare krahasojnë qeverinë e Ismail Qemalit me atë të Kryeministrit aktual, Hashim Thaçi. Sipas tyre, para 100 vjetësh, ministrat shqiptarë ishin më të shkolluar se ministrat aktualë në Qeverinë e Kosovës.
Madje, kryeministri i Qeverisë së Vlorës, Ismail Qemali, si dhe ministrat e kabinetit të tij ishin në nivel më të lartë intelektual sesa qeveritë e shteteve të rajonit. Politikanë e përfaqësues të tashëm të institucioneve qëndrojnë shumë larg figurës së politikanit dhe ministrit të vitit 1912. Ministrat e Qeverisë së Vlorës njihnin disa gjuhë të huaja, kurse kishin mbaruar studimet në qendrat më të njohura universitare të asaj kohe si: në Itali, në Austri, në Zvicër, në Stamboll, në Romë…Krahasimi mund të bëhet edhe me Qeverinë Shqiptare. Disa prej ministrave e kanë përfunduar masterin tek Kristali, disa nuk kanë fare./KohaJone