Qeveria financon restaurimin e 4 shkollave në qarkun Gjirokastër, mes tyre edhe ‘Avni Rustemi’ në Libohovë
May 25, 2018
Dy javë më parë qeveria ka shpërndarë grantet ‘Arsimi’ në disa bashki të vendit për rikonstruksion shkollash. Në qarkun Gjirokastër janë 4 shkolla që përfitojnë nga ky program financimi. Në total fondi i vënë në dispozicion është rreth 3 miliardë lekë. Përkatësisht do të rikonstruktohen:
Shkolla ‘Asim Zeneli’, Gjirokastër. Fondi 834 milionë lekë të vjetra.
Shkolla ‘Avni Rustemi’, Libohovë. Fondi 652 milionë lekë të vjetra.
Shkolla ‘Sami Frashëri’, Përmet. Fondi 858 milionë lekë të vjetra.
Shkolla e Mesme e Përgjithshme Këlcyrë. Fondi 567 milionë lekë të vjetra.