Qeveria i merr Shtëpinë e Ushtarakëve Universitetit “Eqrem Çabej”

shtepia-e-ushtarakeveShtëpia e Ushtarakëve në Gjirokastër nuk do të jetë më pronë e Universitetit “Eqrem Çabej”. Përmes një vendimi të datës 28 shtator 2016, qeveria ia ka kaluar këtë objekt Agjensisë së Ofrimit të Shërbimeve Publike të Integruara (ADISA).

Disa vite më parë në kohën e qeverisë së PD-së, Shtëpia e Ushtarakëve në Gjirokastër i kaloi Universitetit të Gjirokastrës, për të shtuar hapësirat në mënyrë që të evitohej mësimi me turne.

Por investimi aty nuk nisi kurrë. Më poshtë vendimi i plotë i qeverisë.  

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutes dhe të neneve 13,15 e 16, të ligjit nr. 8743, datë 22.2.2001,”Për pronat e paluajtshme të  shtetit(, te ndryshuar, me propozimin e ministrit të Shtetit për Inovacionin dhe Administratn Publike, KëShilli I Ministrave

VENDOSI

  1. Kalimin në përgjegjësi administrimi, nga Ministria e Arsimit dhe Sportit tek Agjencia e Ofrimit të Shëbrbimeve Publike ti Integruara(ADISA), të mjediseve të katit të parë të ndërtesës me emirtimin”Shtëpia e ushtarakve”, Gjirokastër, me sipërfaqe 412 (katërqind e dymbëdhjetë) m2, sipas formularit bashklidhur këtij vendimi, për t’u përdorur si mjedise pune për ushtrimin e veprimtaris administrative të ADISA-s.
  2. Agjencisë së Ofrimit të Shërbimeve Publike të Integruara(ADISA) I ndalohet ta ndryshojë destinacionin e pronës së përcaktuar në pikin 1, të ktij vendimi, ta tjetirsojë atë ose t’ua jap në përdorim të tretëve.
  3. Ngarkohen Ministria e Arsimit dhe Sportit, Agjencia e Ofrimit të Shërbimeve publike të Integruara(ADISA)dhe kryeregjistruesi I Pasurive të Paluajtshme të Republikës së Shqipërisë Për zbatimin e kitij vendimi. Ky vendim hyn ni fuqi menjëher dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.