‘Qytetari dixhital’ nga Libohova i ankohet Berishës për bustin e Avniut dhe për bukë
Foton e heqjes me litar të bustit të Avni Rustemit në Libohovë e ka publikuar edhe ish-kryeministri Sali Berisha.
“Avni Rustemi në vendlindjen e tij në Libohovë”, shkruan Berisha teksa bashkë me foton tregon edhe mesazhin e ‘Qytetarit Dixhital’ nga Libohova, i cili i ankohet se është i uritur dhe se ‘rilindasit po e zbojnë nga qyteti ku është lindur’. Berisha e publikon foton thjesht nga dëshira për të diskredituar Ramën, jo se ka ndonjë ndjeshmëri të madhe për Avni Rustemin, aq më tepër që ai ishte një i majtë si Fan Noli e të tjerë të kohës së tij. Tjetra që s’duhet harruar, ish deputetja e PD-së, Mesila Doda, e ka quajtur ‘vrasës me pagesë’ Avni Rustemin gjatë një debati televiziv. Sa i përket heqjes së bustit, Bashkia Libohovë ka sqaruar së është lëvizje e përkohshme deri në përfundim të punimeve për qendrën.