Gjirokastër, radhë të gjata në sportele për pasaporta
August 15, 2015
Ardhja e emigranteve per te kaluar pushimet pranë familjareve te tyre ka shkaktuar radhe te gjata ne sportelet e pasaportave ne Gjirokastre.
Shkak është bere numri i larte i aplikueseve, por edhe mungesa e sporteleve per te përballuar fluksin. Radhët nisin qe ne orët e para te mëngjesit.
Emigrantet shprehen se kjo është nje situate e përhershme dhe kërkojnë zgjidhje te problemit. Kthimi i emigranteve shoqërohet çdo vit edhe me rritjen e numrit te aplikuesve për dokumentet e identifikimit.
Situata komplikohet pasi ne muajin gusht, reduktohen sportelet pasi punonjësit marrin pushimet