Radhët në Kakavijë, Artan Didi inspekton pikën kufitare
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Artan Didi ka inspektuar sot doganën e Kakavijës, e cila çdo fundvit të ofron radhë të gjata, të krijuara nga kthimi i emigrantëve në atdhe.
Në inspektim me Didin ishte edhe drejtori i Policisë Kufitare, Genc Merepeza, ndërsa të dy kanë dhënë instruksione për tu marrë masa që kjo situatë të ndryshojë, të përballohet në mënyrën më të mirë fluksi i emigrantëve.
“Duhet të ofrohet shërbim i kulturuar nga Policia Kufitare. Që të eliminohen radhët e gjata duhet të shtohen sportelet nga ana e doganës. Të forcojmë gjithashtu bashkëpunimin me palën greke”, tha ai.
Keto dite ne piken e kalimit kufitar te Kakavijes jane shenuar radhe te gjata deri ne 3 km ne palen greke, kjo e fundit punonte me numer te vogel sportelesh.