Rama: Mirela Kumbaro kryeson listën e PS në Gjirokastër
March 8, 2021

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar sot Mirela Kumbaron si kandidate për deputete në krye të qarkut Gjirokastër. Ndërkohë që drejtuesi politik i PS-së, Bledi Çuçi, sipas Ramës, do të jetë në vendin e dytë. Kryeministri e argumentoi këtë lëvizje si një taktikë për të marrë një rezultat maksimal nga zgjedhjet duke motivuar të gjithë skuadrën e kandidatëve. Edhe drejtuesit e tjerë të qarqeve nuk do të jenë në krye të listave.