Rama në Preshevë, pritje madhështore nga shqiptarët (FOTO)

djaloshi

Lugina e Preshevës e priti si kryeministër dhe Edi Rama u soll si i tillë: U soll si kryeministri që përfaqëson shqiptarët.

 Tregoi se ndodhej aty, si kryeministër  që kërkon të zbatojë detyrimin kushtetues për të mbrojtur e mbështetur aspiratat e shqiptarëve. Se në takimin me kryeministrin serb Vuçiç, në mes të Beogradit, kishte ngritur zërin për ta,  për përmirësimin e infrastrukturës arsimore dhe spitalore, mos diskriminim.

“S’ka arsye që shqiptarët e Luginës së Preshevës të kenë më pak të drejta se serbët në Veriun e Kosovës.  Jemi në të drejtën e Zotit, të mbrojmë të drejtën e çdokujt që jeton në këto territore, për të mos u ndjerë i ndryshëm në kuptimin diskrimunes, nga askush tjetër. Ne shqiptarët duhet të ndihemi krenarë, sepse atë që duam për vetë nuk ja mohojmë tjetrit, por ama atë që i japim tjetrit asnjë tjetër nuk mund të na e mohojë ne, ” tha kryeministri Edi Rama në Pallatin e Kulturës.

Me flamuj kuq e zi, këngë e valle shqiptare,shqiptarët e Luginës së Preshevës i uruan mirëseardhjen kryeministrit shqiptar Edi Rama,  në sheshin “Liria” në qendrën e qytetit të Preshevës. Një pritje për të  cilën Rama tha se ndihej tërësisht i privilegjuar dhe mirënjohës.

Ndërsa në Pallatin e Kulturës me fjalimin që mbajti kryeministri Edi Rama siguroi se në takimin me kryeministrin serb Aleksandër Vuçiç kishte ngritur zërin për të kërkuar të drejtat e shqiptarëve atje.

Qëndrimi i Ramës në Preshevë zgjati pak më shumë se dy orë. Në orën 11: 45 minuta Kryeministri Edi Rama hyri në Luginën e Preshevës, për tu larguar më pas rreth orës 14: 30, drejt Kosovës.

Në Pallatin e Kulturës Kryetari i komunës së Preshevës i uroi mirëseardhjen kryeministrit Edi Rama dhe e përgëzoi për qëndrimin në Beograd dhe në konferencën e përbashkët me kryeministrin serb Vuçiç. Më pas e mbajti fjalën kryeministri Edi Rama.

 

auto_Edi_Rama_Presheve-_11_nentor_2014_Reuters1415713812

10_3834

9_6644

8_9426

7_6422

6_3398

5_8749

3_6835

2-3671

1_3290