Rama në Tepelenë: Mos e çoni votën dëm për PD-në. Amanet Tërmetin
Nga Tepelena, Kryeministri Edi Rama ku prezantoi kandidatin e majtë, Tërmet Peci ka sulmuar kandidatët e djathtë, por pa përmenduar asnjë emër Rama ka folur edhe për tradhëtar, me të cilët tha Rama nuk mund të realizojmë projektet.
Rama tha se kandidatët e PD vendosen nga SHQUP jo për të zgjidhur problemet e qytetit, por për ta mbajtur peng qytetin.
Rama: “Këta kandidatë që keni ju këtu nuk i duhen as dreqit, jo më Tepelenës. Kandidatët e PD janë vendosur nga SHQUP-i jo për të bërë punë por për ta mbajtur peng qytetin, për t’i dhënë oksiqen SHQUP-it. mundohet të mbledhë votat duke përfituar nga pakënaqësia e shumë njerëzve që janë të varfër dhe të papunë, por nuk janë budallenj të hanë ato që thotë SHQUP-i. Ata edhe kur duan ta ndihmojnë komunitetin, nuk i lë njeri, se nuk i kanë vënë aty për këtë punë.
Qeveria ynë e Rilindjes ka nevojë që në cdo bashki të ketrë partner, të jetë minister i qeverisë për punët e komunitetit, të jetë non stop në komunikim me kryeministrin. Në 18 muaj nuk mund të zgjidhejshin të gjitha problemet e krijuar në 24 vjet. Kujt i tregojnë këta që e lanë Shqipërinë në një mall pa zot, ku populli vidhte vetëvetën sic u vodh pasuria më e madhe e këtij vendi, energjia.”
Fuqinë kryesore në këtë fushatë Kryeministri ka vendosur ta bazojë te gratë.
Para banorëve të Tepelenës, Rama mbrojti sërish aksionin për energjinë, ndërsa premtoi investimet e munguara të 24 viteve, ku vëmendja do jetë te shndërrimi i zonës në destinacion të frekuentuar turistik.
Duke vlerësuar kandidatin e Aleancës për Shqipërinë Europiane, Rama e mbylli takimin duke thënë: “Amanet Tërmetin, se Tepelena termet ka dashur termet ka, tërmet duhet të ketë dhe tërmet do jetë.
Rama: Me kandidatë të PD dhe me tradhëtarë nuk realizojmë dot projektet
“Përsa i përket votës suaj, votës së Tepelenës në 21 qeershor, në jemi në pluralizëm dhe bëjmë zgjedhje demorkatike ku ka dhe kandidatë të tjerë. Po këta kandidatë të tjerë që keni ju këtu nuk nuk iduhen as dreqit jo tepelenës. Kandidatët e PD, që ta fillojmë me këta në fillim, pastaj me atë tradhëtarin.. Kandidatët e PD janë vendosur nga SHQUP-i jo për të bërë punë por për ta mbajtur peng qytetin, për t’i dhënë oksiqen SHQUP-it. mundohet të mbledhë votat duke përfituar nga pakënaqësia e shumë njerëzve që janë të varfër dhe të papunë, por nuk janë budallenj të hanë ato që thotë SHQUP-i. Unë si kryeministër ju kërkoj ju këtu në Tepelenë, i kam kërkuar të gjitha komuniteteve që të zgjedhin të gjithë partnerët e duhur për qeverinë që mos humbasim asnjë minutë se boll kemi humbur. Partnerët e duhur për të bërë projektet dhe për të realizuar projekte, për të konceptuar zhvillime të paimagjinueshem 18 muaj më parë dhe për ti bërë ato realitet. Me kë ti bëjmë ne? Me këtë të PD këtu, çtë bëjmë me të ne, apo me atë tradhëtarin, ca të bëjmë ne me këta, asgjë. Vota për ta është një budallallëk dhe është të humbasësh mundësinë ëpr të kontribuar për familjen.”
Duke u ndalur në investimet për Tepelenën, Kryeministri Rama premtoi që për Tepelënën do të bëhët ajo që nuk u bë në 24 vjet.
“Tepelena-tha Rama- ka një pasuri, që nesë një qytet i Mesdheut apo i Europës do ta kishte nuk do të njifte varfëri”