Rama: Në trenin e fitores së 21 qershorit edhe Gjirokastra me Libohovën

11401334_1603178416627192_208316271653415725_nKryeministri Edi Rama është ndalur pasditen e sotme në një takim elektoral në Gjirokastër nga ku kërkoi votën për kandidaten e ASHE. Ai theksoi se programet e kandidateve të Aleancës për Shqipërinë Europiane janë për çdo familje. Teksa ka sulmuar opozitën Rama u shpreh se këta të fundit po përpiqen të baltosin fushatën pasi ndjejnë humbjen.

“Në kulmin e dëshpërimit janë vërsulur të njollosin zgjedhjet sepse kuptojnë që në 21 qershor nuk ka asnjë komunitet që ti besoj përrallës nga e kaluara të Saliut. Ka vetëm një gjë të përbashkët midis nesh dhe PD. Edhe ne dhe ata flasim se çfarë do ndodh në 22 qershor me votën e 21 qershorit. Ne flasim për 22 qershorin që vjen ata flasin për 22 qershorin e 2013 kur morën mandatën.”- u shpreh Rama.

Ai u bëri thirrje qytetarëve që të votojnë kandidatet e ASHE në Gjirokastër dhe Libohovë.
“21 qershori është dita për të vendosur se cilin numër vagoni do ketë Gjirokastra në trenin e gjatë të fitores. Një gjë është e sigurt që kur gjirokastritët e ndajnë mendjen të dalin nga shtëpia nuk kthehen duarbosh. 21 qershori është dita për të forcuar themelet e shtetit që po ndërtojmë. pa asnjë dyshim me zemër dhe me mendje të gjithë sëbashku të votoni Zamirën në Gjirokastër dhe Luizën në Libohovë dhe ti jepni një mesazh të madh jo vetëm fitores por dhe të një emancipimi të madh per të cilin kishte ardhur koha. Fitore dhe ju siguroj që gjithë besimi që do investoni ju këtu në Gjirokastër dhe në Libohovë do te kthehet.”- theksoi Rama.

11407225_486398094852383_8545180931411559357_n11406968_486398021519057_8743551343627991353_n