Rama nuk e donte Odise Koten, ky është Prefekti i ri i Gjirokastrës
November 1, 2017

Pas shkarkimit të 12 Prefektëve, kryeministri Edi Rama ka prezantuar sot 12 Prefektët e rinj të vendit. Ata janë 12 ish-ushtarakë në rezervë.
Për Gjirokastrën prefekt është emëruar Astrit Aliaj, kapiten i rangut të parë të Forcave Detare në Rezervë dhe Atashe Ushtarak i Shqipërisë në Itali.
Deri më tani përflitej emri i Odise Kotes si pasuesi i Flamur Bimes, por Rama nuk e ka marrë në konsideratë emrin e tij, ndonëse vinte si propozim i tre deputetëve të qarkut, Bledi Cuci, Mirela Kumbaro dhe Flamur Golemi.