Rama nuk i jep dorën, madje as i hedh sytë Flamur Bimes [VIDEO]
March 23, 2015
Për kryetarin e Bashkisë së Gjirokastrës, Flamur Bime e shtuna ishte një ditë e sikletshme. Me protokoll duhet të priste kryeministrin Rama që zbriti në qytetin jugor për të kryer disa inspektime të investimeve publike, nën hijen e akuzave të Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit për shpërdorim detyre.
Kryeministri në këtë vizitë kishte preferuar të ishte sportiv, dhe ajo që u vu re është se kreu i qeverisë nuk i ka dhënë as dorën kryetarit të bashkisë së Gjirokastrës që kishte dalë për ta pritur, raporton Respublica.
Edhe gjatë qëndrimit dhe inspektimit të punimeve në shëtitoren e parkut të Viroit u vu re një qëndrim i ftohtë i kryeministrit ndaj bashkiakut Bime.