Rama prezanton Zamira Ramin në Gjirokastër. Batuta dhe thumba për Bimen, sulmon Kokalarin
Mazhoranca ka prezantuar sot kandidaten e saj në Gjirokastër, Zamira Rami. Kryeministri Edi Rama tha në fjalen e tij se Gjirokastra eshte e te gjitheve, e per kete qeverisja duhet ti ktheje syte nga ky qytet, per shkak edhe te trashegimise historike e kulturore qe ajo mbart.
“Të jesh i padrejtë me Gjirokastrën e të qeverisësh me kurrizin kthyer nga gjirokastra të jesh i padrejtë me identitetin tonë kombëtar me vetë historinë, trashëgiminë historike e kulturore, gjirokastra është e të gjithë shqiptarëve më shumë se qytete të tjera…projektin e transformimit të Gjirkokastrës, ta cojmë deri në fund dhe që Gjirokastra të jetë një zonë ku varfëria mos ketë fare vend sepse i ka të gjitha mundësitë të jetë e tillë, një pasuri e madhe që ta kthejme në burim mirëqenie për banorët e Gjirokastrës…bashkia e re është edhe më e pasur, se tani përfshihen edhe territore të tjera”,- tha ai.
Më tej, kryeministri deklaroi se kandidati i opozitës nuk ka çfarë t’i ofrojë Gjirokastrës:
“Kandidati i PD-së do të dalë në kala e do të bërtasë se e pengon qeveria. Vetëm kaq do të bëjë. PD-ja ka vetëm një qëllim banal: të mbajë SHQUP-in me oksigjen. Vetëm duke votuar Zamirën do të keni një person që është partner me qeverinë”.
Teksa tha se Aleancën për Shqiperine Evropiane, PS dhe LSI e mbështetsin 65% e grave dhe vajzave shqiptare Rama ka thumbuar burrat.
‘Mjafton ti referohemi poetit të madh dhe të kuptojmë se shumë burrave u ka mbetur ora tek ai rrapi nën hije që rrinë e kuvendojnë e pika që s’u bie se nga gratë rrojnë…Flamuri me gjithë punën e madhe që beri nuk arriti dot të marrë një mandat tjeter se i doli një grua perpara…e kupto ashtu si edhe Stefan Çipa në Sarandë iu nënshtruan pushtetit të një gruaje duke u vënë në dispozicion…mirënjohës Flamurit që s’hyn tek ata që pika që s’u bie por hyn tek ata shembuj të denjë të përfaqësuesve tanë, që veprojnë në drejtimin e duhur”, tha Rama.
Duke folur per Festivalin Folklorik Kombetar qe zhvillohet sot ne Gjirokaster, Rama nuk i kurseu batutat.
“Ma ma rezervoi një grua një dhomë se edhe une do kisha mbetur pa dhomë…Arbenin do ti lëmë makinën të fleje në makinën time se e di që Flamuri nuk e merr në shpi Arbenin për të fjetur..dhe le të shikojë edhe qiellin gjatë natës”.