Rama rikthehet në Libohovë javën e ardhshme, inspekton punimet për qendrën e re
May 15, 2018
Kryeministri Edi Rama do të vizitojë Libohovën në fillim të javës së ardhshme, ku do të inspektojë nga afër punimet për qendrën e re të qytetit, një investim i qeverisë shqiptare në kuadër të programit ‘Rilindja Urbane’. Vizita do të zhvillohet në mesditë, ndërsa më pas kryeministri do të shkojë në Dropull për një dëgjesë publike me banorët e minoritetit. Për dy ditë (21 dhe 22 maj) Rama do të jetë në Gjirokastër bashkë me kabinetin qeveritar. Janë parashikuar shumë takime dhe dëgjesa publike në kuadër të prezantimit të platformës për bashkëqeverisjen me qytetarët dhe në kuadër të turit të llogaridhënies së qeverisë.
© Libohova Online