Raporti për kërkimin shkencor, shihni ku renditet Universiteti i Gjirokastrës
Universiteti Bujqësor i Tiranës është institucioni i arsimit të lartë më i mirë në Shqipëri për vitin 2017.
Renditja është bërë nga Këshilli i Lartë për Kërkimet Shkencore, i cili ka publikuar rezultatet për universitete më të mira në çdo shtet, përfshirë edhe vendin tone, raporton Scan.
Sipas listës, ky universitet ka ngjitur 2 vende në krahasim me një vit më parë, kur ndodhej në vendin e tretë.
Në vendin e dytë për këtë vit është renditur Universiteti Epoka, që ka humbur një vend ka viti i kaluar, kur kryesonte listën.
Një pozicion për 2017-ën e ka humbur edhe Universiteti i Tiranës, që është listuar i treti nga vendi i dytë që ndodhej në 2016-ën.
Ndërkaq, ndryshim në renditje nuk ka pësuar Universiteti Politeknik i Tiranës, i cili sikurse vitin e kaluar është renditur sërish në vendin e katërt.
Ky rankim duket se është i ndryshëm nga preferencat e maturantëve, të cilët e rendisin Universitetin e Tiranës ndër preferencat më të kërkuara, ndërsa Universitetin Bujqësor si zgjedhje të dytë apo të tretë.
Megjithatë, ajo që vlen të theksohet është fakti se në renditjen botërore, Universiteti Bujqësor mban vendin e 5471-të, ndërsa ai i Tiranës vendin e 6283-të.
Universiteti ‘Eqrem Cabej’ në Gjirokastër renditetet në vendin e 11-të në këtë listë.