Reforma territoriale votohet më 31 korrik
Reforma Territoriale do të votohet në seancën e fundit të sesionit parlamentar, i cili mbyllet më 31 korrik. Vendimi është marrë në Konferencën e Kryetarëve, që u mblodh nga kreu i Kuvendit Ilir Meta.
Konferenca vendosi të fusë me procedurë të përshpejtuar ndarjen e re territoriale në Kuvend. Reforma Territoriale u miratua një ditë më parë nga Komisioni i Reformës Territoriale, ndërsa harta e re parashikon 61 bashki. Opozita në Kuvend nuk u përfshi në debatet në lidhje me reformën territoriale, miratimi i së cilës kërkon një shumicë të cilësuar prej 84 votash.
Por procesit iu bashkangjit në momentet e fundit PDIU, e cila kërkoi një ndarje mes 60 dhe 70 njësive vendore, ndryshe nga variantet që ishin në diskutim prej 39 apo 47 njësish.