Rekord në Lazarat, 76% pjesëmarrja në zgjedhje
June 21, 2015
Fshati Lazarat që me ndarjen e re adminstrative është pjesë e Bashkisë Gjirokastër, ka thyer rekord në pjesëmarrjen në zgjedhje. Ajo llogaritet në 76%. Nga rreth 2600 votues në Lazarat, kanë marrë pjesë në votime rreth 2000 vetë. Lazarati historikisht ka qenë një bastion i Partisë Demokratike.
Kandidatja e koalicionit të majtë, Zamira Rami, ka shmangur takimet elektorale në këtë fshat, ndërkohë që rivali i saj, Igli Kokalari e ka parë Lazaratin si një zonë ku mund të rikuperonte shumë vota në diferencën mes PD-së dhe PS-së në Bashkinë e Gjirokastrës. Në këtë fshat ka qenë për takim edhe lideri i opozitës, Lulzim Basha.