Reliket e “Luftës së Ftohtë” në Gjirokastër joshin të huajt
Dorian Geiger, një gazetar amerikan nga Brooklyn e sheh Shqipërinë si destinacion turistik të një lloji të veçantë, dukë vënë në fokus reliket e Luftës së Ftohtë.
Geiger shkruan se gjithnjë e më shumë turistët e huaj po joshen nga elementët e veçantë të të qenit pjesë e ish – Luftës së Ftohtë.
Në një reportazh tërësisht të dedikuar kësaj teme Geiger zgjedh të shkojë në Gjirokastër, ku ka ende relike të kësaj lufte. Ai citon drejtues të Agjencisë Kombëtare të Turizmit, që referuar Gjirokastrës shprehen : “ kështjella dhe muze mund të gjesh kudo, por këtu ka diçka tjeter të ndryshme.
Turistëve iu ofrohet mundësia të shijojnë diçka që nuk e kanë parë kurrë. Mund të ballafaqohen me të vërteta të papriura dhe mistrerioze”.
Geiger nënvizon se ky është nje destiancion që bën diferencën , në një rajon plot ngjyra siç është ai i Ballkanit.
Muajt e fundit janë shtuar ndjeshëm mediat e huaja që po promovojnë turizmin shqiptar. Disa media franceze e kanë futur Shqipërinë në listën e 5 vendeve që duhen vizituar në 2016-n. Mediat angleze vazhdimisht publikojnë reportazhe mbi atraksionet kryesore turistike të vendit.
Të dhënat e Bankës së Shqipërisë bënë të ditur se për 9 mujorin 2015, eksporti i shërbimeve të udhëtimit i ka siguruar ekonomisë vendase rreth 1 miliard euro, kanë dalë nga vendi 825 milionë euro, me një bilanc pozitiv prej 185 milionë euro, -raporton revista Monitor.