Rëndohet gjendja në Gjirokastër, izolohet Picari. Pa energji elektrike disa fshatra
November 30, 2017
Zgjerohet harta e zonave pa energji elektrike në qarkun Gjirokastër. Përveç Lunxhërisë, mësohet se është ndërprerë energjia edhe në fshatrat e zonës nga Viroi deri në Subash, duke përfshirë fshatrat Shtëpëz, Picar, Kolonjë etj. I izoluar toalisht është fshati Picar, pasi inertet që kanë sjell përrenjtë e bëjnë të pamundur kalimin drejt këtij fshati. Reshjet e shiut vazhdojnë ende në këto momente. Kalimi në rrugën pranë pikës së Viroit bëhet me vështirësi pasi liqeni ka dalë nga shtrati.