RENEA merr pikat kyçe të Lazaratit, shoqërohet një i dyshuar për ngjarjen
Forcat RENEA vijojnë operacionin policor në fshatin Lazarat për kapjen e grupit të armatosur që dy ditë më parë hapi zjarr dhe qëlloi për vdekje efektivin Ibrahm Basha dhe plagosi dy kolegë të tij.
Mesditën e sotme është shoqëruar nga policia shtetasi me inicialet F.F, i cili edhe pse nuk është në listën e personave të shpallur në kërkim, dyshohet se ka lidhje me ngjarjen e fundit në Lazarat.
Forcat RENEA kontrollojnë cdo banesë të fshatit, përfshi këtu edhe banesën e vëllezërve Arbion dhe Alban Aliko, të dyshuarit kryesorë për vrasjen e Ibrahim Bashës. Pjesë e kontrollit të sotëm ka qenë edhe shkolla e mesme ky dyshohej se mund të ishin të fshehur personat në fjalë.
Nga raportimet e deritanishme mësohet se policia ka arritur të depërtojë në pikat kyce të fshatit, por pa rënë akoma në gjurmët e grupit që sulmoi efektivët e RENEA-s