RENEA zbarkon në Lazarat, ndalohen dy gra për kultivim kanabisi
September 12, 2019


Gjatë kontrollit, në dy banesa janë gjetur dhe sekuestruar 40 rrënjë kanabis. Policia ka shoqëruar në komisariat shtetaset Shkëlqime Rabaj dhe Bajame Toto, në banesat e të cilave u gjet droga.
Njëra prej tyre mësohet se është e moshuar, mbi 65 vjeç.
Aksioni mësohet se është i shtrirë në të gjithë qarkun. Burimet flasin për të ndaluar në Tepelenë dhe Memaliaj.