Restaurohet Kisha e Hoshtevës në Zagori, Rama tregon videon nga kantieri
November 14, 2018

Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën e sotme me publikimin e një video me pamjet nga puna restauruese e Kishës së Shën Apostujve në Hoshteve të Zagorisë.
Sipas Ramës kjo është një tjetër vepër e rrallë arti e shpëtuar në thesarin e trashëgimisë sonë kombëtare
“Mirëmëngjes, dhe me këto pamje nga puna restauruese në Kishën e Shën Apostujve në Hoshteve të Zagorisë, një tjetër vepër e rrallë arti e shpëtuar në thesarin e trashëgimisë sonë kombëtare, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.