Rikthehet fluksi i refugjatëve në Kakavijë, vetëm në dy ditë kanë hyrë 65 persona
April 3, 2019
Vetëm në dy ditë kanë hyrë nga Pika e kalimit kufitar te Kakavijë 65 refugjatë të cilët pasi janë marrë në pyetje, janë dërguar drejt qendrës së pritjes në Tiranë.
Deklarata erdhi nga drejtori i Drejtorisë së Kufirit dhe Migracionit në Gjirokastër Idajet Hoxha, i cili në një takim në prefekturë pohoi se fluksi i refugjatëve ka shënuar rritje përgjatë muajve të fundit.
Fluksi i emigranteve është fenomen shqetësues edhe per shtetin fqinj.
Mediat aty pohojnë se Greqia dhe Shqipëria janë trampolina e dhjetëra mijëra emigranteve që tentojnë të kalojnë kufirin në mënyrë ilegale për të udhëtaur drejt vendeve të tjera të BE.