Prokurorët rikthehen në Lazarat, rindërtojnë skemën e vrasjes së efektivit të RENEA-s
July 28, 2015
Tre prokurorë dhe disa ekspertë të policisë gjenden në Lazarat për të përcaktuar saktësisht vendin nga ku u qëllua për vdekje efektivi i RENEA- s, Ibrahim Basha.
Prokurorët Besim Hajdermataj, Edvin Kondili dhe Anton Nasini dhe disa ekspertë do të përpiqen të rindërtojnë dinamikën e ngjarjes në bazë të provave e fakteve të mbledhura deri tani nga hetimet.
Policia ka arrestuar 12 persona për vrasjen e ndodhur më 24 qershor.
Por deri tani nuk ka mundur të zbulojë se cili është personi që ka qëlluar ndaj furgonit të RENEA– s.
Deri tani, nga dëshmitë e dy bashkëpunëtorëve, thuhet se sulmi është organizuar nga vëllezërit Arbjon dhe Alban Aliko.
Ata janë edhe të dyshuarit kryesorë për vrasjen e efektivit të RENEA– s