Rinis puna në Kakavijë, fluks automjetesh në kufi
May 23, 2016
Pas grevës tre ditore në Greqi, ka nisur puna normalisht në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës.
Që në orët e para të mëngjesit të sotëm ka pasur dyndje të automjeteve në kufi. Ndërkohë në radhë kanë mbetur mjetet e rënda të transportit, për të cilat parashikohet një tjetër procedurë kalimi.
Bllokimi i kalimit në Kakavijë dhe gjithë pikat e tjera të kalimit kufitar me Greqinë erdhi pas një greve të përgjithshme të punonjësve të doganave greke, të cilët kundërshtojnë projektligjin e qeverisë “Tsipras” për të krijuar një autoritet të pavarur për sekretarin e përgjithshëm të të ardhurave publike, që përfshin edhe doganat.
Ata kundërshtojnë projektligjin për organizimin dhe funksionimin e pikave kufitar tokësore.
|Libohova Online|