Rishfaqet Alket Rizai, plagos me thikë në qeli një të dënuar shqiptar
October 5, 2014
Alket Rizai i dënuari shqiptar me burgim të përjetshëm në burgjet greke përfshihet në një incident të përgjakshëm. Mediat greke njoftojnë se Rizai ka plagosur me thikë një të dënuar shqiptar 39 -vjeçar.
Incidenti ka ndodhur në burgun Domokos ku Rizai po vuan aktualisht dënimin. Sipas mediave greke Rizai së bashku me të dënuar të tjerë kanë sulmuar 39- vjeçarin shqiptar duke e plagosur me thikë. Aktualisht i plagosuri është dërguar në spitalin e Lamias ku dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Incidenti është regjistruar dhe nga kamerat e sigurisë së burgut. Ndërsa Ministria e Drejtësisë në Greqi ka nisur një inspektim disiplinor për këtë rast.