Rrahu bashkëjetuesen dhe djalin e saj, pranga 49-vjeçarit në Gjirokastër
June 30, 2022

Policia e Gjirokastrës ka vënë në pranga një 49-vjeçar, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëjetueses së tij dhe djalit të saj të mitur.
“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Gjirokastër arrestuan në flagrancë shtetasin K. R., 49 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi në banesën e tij, në lagjen “Punëtori”, Gjirokastër, ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëjetueses së tij dhe ndaj djalit të saj të mitur”, thuhet në njoftimin e policisë.
Sakaq, materialet në ngarkim të shtetasit K. R. i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprën penale “Dhuna në familje”.