Rrëfimi i një gruaje nimfomane të varur nga seksi
Një grua anonime nga Australia ka bërë një rrëfim shokues për revistën “Gold Coast Bulletin”. Ajo ka treguar varësinë e saj nga seksi. “Ndonjëherë më bindin se unë nuk kam ndonjë problem, sepse ka edhe femra që janë më keq se unë. Ka nga ato që shkojnë rënkojnë në banjë gjatë pushimit të drekës sepse nuk mund të rrinë një ditë pa pasur një orgazmë. Duke pasur parasysh që mund të punosh në një godinë industriale, ku makineritë bëjnë shumë zhurmë dhe mbulojnë zërat që vijnë nga banjat, mase do ta bëja edhe unë. Në një rast emergjence mund të mbash gjithmonë me vete një vibrator të mirë.
Tre burra në të njëjtën kohë
Gruaja ka rrëfyer edhe një tjetër fakt. “Kam një formë varësie nga seksi. Një mbrëmje bëra seks me dy burra përpara se të shkoja në takim me një të tretë. I njoh burrat vetëm për të bërë seks. Nuk ka rëndësi nëse më parë më çojnë për një darkë. Për më tepër që nuk duhet të jesh shumë e ngrënë përpara se të shkosh në shtrat. Në një farë pike, kujtoj se për një periudhë kohe kam frekuentuar 3 burra njëkohësisht për një javë të tërë”. Ajo thotë se një gjë të tillë e ka bërë për shkak se kur je e lidhur vetëm me një burrë dhe i kërkon atij seks pa fund, ai të sheh me syrin e një ninfomaneje.
Varësia nga seksi
Varësia nga seksi është një aktivitet që nuk mund të mbahet nën kontroll. Shumë shpesh varësia përdoret si justifikim për të mos marrë përgjegjësi për vetëkontrollin. Mes yjeve që vuajnë nga kjo sindromë është Russel Brand, Michael Douglas dhe Tiger Woods. Ata janë kuruar edhe në klinika ku kanë marrë leksione për të dalë nga kjo varësi.