Rreth 1 milion përdorues në Shqipëri do të mbeten pa internet
Shqipëria rrezikon një “balc out” në shërbimin e internetit.
Rreth një milion përdorues internetit në Shqipëri do të mbeten pa këtë shërbim, pavarësisht se një pjesë e konsiderueshme e tyre e kanë paguar atë.
Shkak për këtë është vendimi i AKEP për të prerë të gjitha lidhjet kabllore nga shtyllat e energjisë elektrike, raporton Vizion Plus.
Heqja e këtyre kabllove, bëhet me qëllim për të përmirësuar nga pikëpamja estetike qytetet, por vendimi merret në mungesë të plotë të infrastrukturës nëntokësore për shtrimin e këtyre linjave.
Në mungesë të një plani për linjat nëntokësore në të gjitha qytetet shqiptare, rezulton se 60 % e këtyre linjave janë në shtyllat elektrike.
Me një përllogaritje të thjeshtë, nga 1.78 milion përdorues të internetit të Shqipëri, më shumë se gjysma, ose 1 milionë përdorues, do të mbeten pa internet nga prerja e tyre.
Sikur të mos mjaftonin dhe problemet e shumta në infrastrukturën aktuale, shqiptarët nuk do të mund të marrin as një shërbim për të cilën kanë paguar.
Në renditjen botërore të “internet live stat” Shqipëria renditet në vendin e 101 në botë, me një shtrirje interneti që mbulon vetëm 56.47% të popullsisë.
Vendi ynë lihet pas nga Greqia, Serbia madje edhe nga Bosnja Hercegovina me një infrastrukture që mbulon 67.5% të popullsisë vendase.