Do rritet apo jo çmimi për marrjen e patentës?
Pas ndryshimeve të fundit në Kodin Rrugor, ka pasur spekulime të shumta se çmimi për marrjen e patentës do të rritet deri në dyfish. Është folur se çmimi mund të shkojë deri në 70 mijë lekë të reja.
Por, ish-Drejtori i Përgjithshëm i Transportit Rrugor, Arben Pinari, thotë se nuk ka ndryshuar asgjë dhe nuk ka asnjë motiv që autoshkollat të rrisin çmimin e patentës.
Sipas Pinarit, këto janë vetëm spekullime në treg pasi të gjitha ndryshimet që janë bërë në Kodin Rrugor dhe ato çfarë mendohet të bëhen, nuk do të prekin kostot e shërbimit.
“Ka patur një amulli sa i përket dyfishimit të çmimit të patentës.
Sot jemi në një ekonomi tregu, çmimet rregullohen nga raportet kërkesë-ofertë, por natyrisht ka disa tarifa shtetërore të cilat ato nuk janë detyrim i autoshkollës, por janë detyrim i kursantit.
Ato janë tarifa shtetërore të cilat nuk kanë ndryshuar dhe në ndryshimet e fundit ligjore, nuk është prekur aspak ajo që duhet të influenconte tek kostoja e shërbimit.
Të gjithë ndryshimet ligjore që janë bërë dhe çfarë mendohet të bëhet nuk kanë prekur kostot e shërbimit”, është shprehur Pinari për Ora News.
Gjithashtu ai ka theksuar se ky spekullim duhet të përgënjeshtrohet dhe të sqarohet nga strukturat e Ministrisë së Transportit Rrugor./b.l