Rrjeti i amortizuar i shpërndarjes së energjisë, pritet ndërhyrje në Libohovë
November 19, 2015
Problemi i tensionit të ulët në Libohovë dhe ndërprerjet e shpeshta të energjisë elektrike, sidomos gjatë ditëve më mot të keq, ndoshta po shkojnë drejt zgjidhjes.
Pritet hartimi i një projekti nga Operatori i Sistemit të Shpërndarjes, për rikonstruksionin e rrjetit të amortizuar.
Një pjesë e mirë e shtyllave do të zëvendësohen me të reja dhe me përcjellës të llojit “abc”, që është i një teknologjie më të mirë.
Ditën e sotme në Libohovë inxhinierë të ngarkuar me këtë punë kryenin matjet dhe vrojtimet përkatëse. Pritet që në muajt e parë të vitit të ri projekti të jetë më konkret.