Rruga Gjirokastër-Kakavijë e kalueshme vetëm në një kah. Zagoria e bllokuar nga bora
February 4, 2015
Për shkak të reshjeve të shumta të shiut që kanë rënë gjatë ditës, aksi rrugor Gjirokastër-Kakavijë është i kalueshëm vetëm në një kah.
Mësohet se situata është rënduar së tepërmi për shkak edhe të përmbytjes nga “Përroi i Çokaneve” në pjesën e sipërme.
Gjatë ditës së sotme në Qarkun e Gjirokastres ka pasur reshje te dendura shiu, ndersa ne zonat malore reshjet kane qene ne forme debore. E bllokuar nga debora eshte Komuna Zagorie, ndersa probleme ka edhe ne Lazarat e Golem.
Qe prej oreve te para te dites mungon energjia elektrike.